Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 23 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 6 raste me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste: 4 prej tyre me 2 autorë të arrestuar dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 6 raste, 2 raste me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 raste me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ngacimi seksual”, me 2 autorë që po procedohen penalisht. Është ndaluar 1 shtetas, për veprën penale Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Në fushën e krimit e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste, me autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.