Raporti ditor, 16 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kukës/Vijon operacioni policor i koduar “Tentativa”, i zhvilluar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukës.Vihet në pranga 18-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.Në vijim të operacionit policor të koduar “Tentativa”, të zhvilluar disa javë më parë, nga strukturat e DVP Kukës dhe të DVKM Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, u bë ndalimi i shtetasit G. M., 18 vjeç, banues në Kukës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast.Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  për veprime të mëtejshme.

Dibër-Plagosi aksidentalisht, me armë zjarri, 15-vjeçarin, dhe më pas fshehu armën e krimit, Policia e Dibrës zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 21-vjeçarin.Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Policia gjen të fshehura në mal, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, i dëmtuar, dyshohej me armë zjarri, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes.Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes.Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. V., 21 vjeç, mbi fshatin Ceren, në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 21 vjeç, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.Ky shtetas dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së xhaxhait të tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin K. L., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një magazinë në pronësi të tij, në lagjen nr.5,  Pogradec, u gjet një sasi nafte, e dyshuar e kontrabanduar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. I., 19 vjeç, A. A., 19 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.Shtetasi R. I., dje, në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e falsifikimit, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga Policia.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 1 shtetas të arrestuar.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Ngacmimi seksual”, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 9 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, vijon punën Policia dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.