Raporti ditor, 11 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker”.Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 17 shtetas, 2 prej tyre organizatorë.Sekuestrohen 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash (euro, paund dhe lekë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç,  K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës-Kanosi me armë sportive një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet menjëherë në pranga 23-vjeçari.Të arrestuarit iu sekuestrua arma sportive me të cilën kanosi, si dhe pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare, që iu gjetën në banesë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 18, Durrës, një shtetas kishte kanosur me armë sportive një shtetas tjetër, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi i menjëhershëm i shtetasit:- A. D., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive dhe ka goditur me grushte, një shtetas. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 23-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës-Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:R. S., banues në Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Hanover, Gjermani, me vendimin e datës 12.07.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e ligjit të narkotikëve”, “Shkelja e ligjit mbi armët” dhe “Vjedhja në kuadër të grupit kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Dekada”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës.I dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë, nëpërmjet autobusëve të linjës, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 61-vjeçari.Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Dekada”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi:-Leonidha Gjoni, 61 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2014, 61-vjeçari, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, trafikuan lëndë narkotike cannabis sativa nga Shqipëria në Greqi, duke shfrytëzuar autobusët e linjës ndërmjet dy vendeve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 202 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 42 janë arrestuar, 145 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 28 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 99 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe me 11 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 3 shtetas të ndaluar dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 rast i “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të ndaluar.

Gjithashtu, është evientuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Fyerja”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.