Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sarandë-Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pal”.Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Pal”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 19 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në aksin rrugor Çukë-Fanar, në vendin e quajtur “Pal”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin e tij “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Pogradec/Informacion paraprak-Më datë 04.09.2022, rreth orës 12:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-Gjithashtu sqarojmë se në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, në Pogradec, aktualisht po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit tip “Volksëagen” shtetasin Q. G., i cili pasi aksidentoi 74-vjeçaren V. P., u largua nga vendngjarja dhe më pas u paraqit në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec.
Kamzë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kasalla”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje.Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë zjarri.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kasallë një shtetas mbante armë zjarri dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kasalla”.Si rezultat i tij u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- M. M., 37 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.Shtetasi M. M., mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë/informacion paraprak-Me datë 05.09.2022, rreth orës 11.50, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Serbinit”, Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Antena”.Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.Qëlloi me armë zjarri (kallashnikov) në drejtim të fqinjit të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në kohë rekord dhe vihet në pranga 56-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori i dyshuar qëlloi në drejtim të fqinjit të tij.Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis 2 shtetasve (fqinjë me njëri-tjetrin), njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kamzë, Tiranë-Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe.Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:- Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vlorë-Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:-F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shijak-Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash, duke shkaktuar ndotje të ajrit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak-Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Interpol Tirana-Bashkëpunim i pandërprerë me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.Në vijim të punës së Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, u bë arrestimi në Spanjë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:- D. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.Në vitin 2019, shtetasi R. D. (vëllai i shtetasit D. D.) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 211 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 45 janë arrestuar, 139 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste, 2 tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe me 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, një rast tjetër ka mbetur në tentativë, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijojnë punën strukturat policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të arrestuar, 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 22 raste, prej tyre 11 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijojnë punën strukturat policore. Gjithashtu, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 3 raste, me 52 shtetas të proceduar në gjendje të lirë edhe për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” janë evidentuar 4 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Vetëgjyqësia”, “Prishja e qetësisë publike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Dhunimi i banesës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të ndaluar, “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të arrestuar, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Goditje për shkak të detyrës”, me 3 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 22 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 38 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 44 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 12 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, si dhe me 28 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.