Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes në sasi dhe në doza, të drogave të forta heroinë dhe kokainë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.Vihen në pranga 4 shtetas, pjesëtarë të këtij grupi kriminal.Sekuestrohen 6 kilogramë heroinë dhe kokainë, si dhe 1100 doza heroine dhe kokaine.Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe në lekë.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një grup kriminal shpërndante me shumicë dhe në doza, lëndët narkotike heroinë dhe kokainë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi një procedim penal në janar të këtij viti.Si rezultat i hetimit disajavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i provave të nevojshme, për pjesëtarë të një grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës.Bazuar në këto prova, u organizua dhe u finalizua me sukses, operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”.Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:-B. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e këtij grupi kriminal;-H. B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal;-A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal dhe -K. B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetasve B. F. dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, përkatësisht 3 kg e 891 gramë lendë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Një pjesë e tyre ishte e ndarë në 1100 doza, të gatshme për shitje.Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën shuma të mëdha parash në euro dhe në lekë, konkretisht 83 555 euro dhe 420 000 lekë të rinj që u sekuestruan së bashku me 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.Nga hetimit e kryera, rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit me doza.Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine dhe heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhënat, pasi operacioni është në vijim, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Thkesojmë faktin se vetëm gjatë muajit janar 2023, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë janë finalizuar me sukses 4 procedime proaktive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”, për zbardhjen e disa vjedhjeve.U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi S. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit-Vijon operacioni kombëtar “Fati i lojërave”, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në ambiente që mund t’i vihen në dispozicion organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, konkretisht, në Krujë, përshtatja e një lokali me makineta dhe kompjuter, si dhe në Tiranë e në Shkodër, vënia e basteve nëpërmjet celularëve.Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.Sekuestrohen 4 makineta, 4 celularë dhe 1 kompjuter.✅Në Krujë, u godit përshtatja e një lokali për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit me makineta dhe kompjutera. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. P., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. N., 52 vjeç dhe u sekuestruan 4 makineta dhe 1 kompjuter.✅Në Tiranë, u arrestua shtetasi K. C., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.✅Në Shkodër, në një lokal, u kap në flagrancë shtetasi Sh. V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.Kontrollet vijojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Limit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.Tentoi të vriste me armë zjarri kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.Ky shtetas kërkohej nga Policia e Vlorës, pasi më 18 janar, goditi me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten dhe i vodhi asaj para dhe celularin.Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative, me qëllim kapjen e një shtetasi që kishte tentuar të vriste me armë zjarri kallashnikov, një shtetas tjetër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur më datë 03.02.2023, në rrugën “Çelo Ibraj”, Tiranë, ka rezultuar se 31-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin A. H.Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Xh. K. ishte shpallur në kërkim dhe nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi më datë 18.01.2023, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj, celularin dhe një shumë parash.Shtetasi Xh. K. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë-Kanosi me armë zjarri, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 49-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri pronarin e lokalit, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit – J. P., 49 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri një 50-vjeçar, në lokalin e këtij të fundit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 49-vjeçarit J. P., u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Vlorë/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi O. J., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Aktualisht 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 232 shtetas, konkretisht: 48 shtetas janë vënë në pranga, 174 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste, me 9 shtetas të vënë në pranga dhe me 24 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 raste rezulton ende me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 20 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 15 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 rast të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i tentativës për mashtrim kompjuterik, me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, Policia vijon punën.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 15 raste, 9 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, për to, vijon punën Policia. Rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 9 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 36 raste, me 44 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Fyerja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me 23 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetase është ndaluar për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Përndjekja”-2 shtetas të vënë në pranga; 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 15 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 29 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 13 shtetas të vënë në pranga, si dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.