Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Selenicë, Vlorë/Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç.Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por hetimet e thelluara profesionale të Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, zbardhën vendosjen e lëndës plasëse në sobën me gaz dhe identifikuan autorin e ngjarjes.Vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen mekanizmi elektrik i përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse, kallëpe me lëndë plasëse, granata, ndezësa granatash, armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Rinas/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.Si rezultat i kontrolleve të shtuara, goditet një rast i kontrabandës së mallrave.Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar (shtetas amerikan) që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, me vlerë rreth 14 300 dollarë.Sekuestrohen veshjet dhe aksesorët.Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i kontrabandës së mallrave.Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç.Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme (ora dore, syze dielli, çanta etj.) me vlerë rreth 14 300 dollarë.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 23 vjeç, banues në SHBA, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë-Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidi”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale.Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vlorë/Vijon operacioni policor i koduar “Triple”.Kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, bashkëpunëtor me 2 shtetas të tjerë që dogjën qëllimisht 3 automjete, në muajin korrik.2 bashkëpunëtorët (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin:E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjiri i Durrësit-Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.Rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.
Devoll/Goditet një tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve, gjatë kontrolleve për goditjen e krimeve kundër mjedisit.Sekuestrohen lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe një mjet që dyshohet se shërbente për transportimin e saj.Vihet në pranga 65-vjeçari që drejtonte pa leje drejtimi, mjetin që dyshohet se e përdorte për transportimin e druve, pa dokumentacion.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë goditur një rast të prerjes së pyjeve. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:-I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se 65-vjeçari transportonte me një mjet bujqësor, dru të prera në mënyrë të paligjshme, ushtruan kontroll në fshatin Miras, ku konstatuan një sasi drush zjarri dhe mjetin bujqësor “John Deere” me rimorkio, pa targë, me drejtues shtetasin I. Z. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 65-vjeçari e drejtonte pa leje drejtimi këtë mjet të cilin dyshohet se e përdorte për transportimin e druve të prera në mënyrë të paligjshme.Sasitë e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
PKK Kakavije/Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare godasin një rast të mosdeklarimit të të hollave.Sekuestrohen 18 150 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari (shtetas grek) që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
PKK Muriqan-Kapet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, si rezultat i verifikimeve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare.22-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, krahas angazhimit për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, vijojnë kontrollet dhe verifikimet e imtësishme për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Krujë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 253 shtetas, konkretisht: 76 shtetas janë vënë në pranga, 148 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 29 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste- 10 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 27 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 26 raste, 12 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 12 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 6 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa një shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 16 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Fyerja”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Përndjekja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Ngacmimi seksual”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, me 16 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-“Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-“Dhunimi i varreve”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas tjetër është ndaluar për një rast të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, të kryer më parë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 16 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 79 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 42 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe me 43 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.