Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 2, 3, 4 janar 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendngjarjet”, për të vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim.3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, lokalizohet dhe kapet 43-vjeçari.Këtij shtetasi i duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri dhe gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për veprimtari të ndryshme kriminale, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vendngjarjet”.Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:•Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;•Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;•Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”. Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Podgorie, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. M., dhe pasagjere vajzën e tij 13-vjeçare, e cila pësoi dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit u largua në banesë. 38-vjeçari A. L., pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pustec/Informacion paraprak-Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kukës/Informacion paraprak.-Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C.,  dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B,  po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria  Vendore e Policisë Tiranë-Zbardhet ngjarja e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa.Finalizohet operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”.Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të vrasjes Shpallet në kërkim bashkëautori i vrasjes.Sekuestrohet automjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes, pamje filmike e prova të tjera të vlefshme, që çuan në identifikimin e autorëve.Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar  “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është  vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES”  u bë ndalimi i shtetasit A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimi  rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mallakastër-Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bulqizë / Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 30 shtetas janë vënë në pranga, 65 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste, një rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 19 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste. Vijon puna për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të tyre.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 20 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 28 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Vetëgjyqësia”, “Prishja e qetësisë publike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Dhunimi i banesës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Prishja e qetësisë publike”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhunimi i banesës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 4 shtetas kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 30 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 14 shtetas të vënë në pranga, si dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.