Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 5, 6 shtator 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Cërrik-Ndezi zjarr nga pakujdesia dhe për pasojë u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë, arrestohet 43-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Qyrkan, njësia administrative Klos, kanë shkuar menjëherë në këtë zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe arrestimin e autorit/ëve.Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit H. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik.Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Forca e Posaçme Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.Shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.Procedohen penalisht edhe 7 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparate celulare.Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 3”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. D., 27 vjeç, E. Gj., 24 vjeç, A. K., 27 vjeç, dhe M. B., 46 vjeç, të katërt banues në Tiranë.Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi D. Q., 38 vjeç.Shtetasit e arrestuar janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 7 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. D., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 7 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Vijon puna për kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Librazhd-Nga kontrollet dhe verifikimet, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar.Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve.Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekononike, në qarkun Elbasan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se 2 subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd, e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për administratorët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd.Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”.Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Dimal, Berat-Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.Fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari.I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje.Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 191 shtetas, konkretisht: 52 shtetas janë vënë në pranga, 125 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 19 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor ende të paidentifikuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Për vjedhje të mëparshme, 2 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe ndaj një shtetasi tjetër ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 5 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, janë evidentuar 2 raste për të cilat 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 23 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe me 24 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me autor ende të paidentifikuar;

-“Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim

2 shtetas të tjerë janë ndaluar për nga një rast të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”, të kryera më parë.

Ndaj një shtetasi tjetër nisi procedimi në gjendje të lirë për një rast të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, të kryer më parë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 14 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 46 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 20 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 29 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.