Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 29, 30 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Rinas-Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.Gjatë 12 orëve të fundit, Policia Kufitare godet dhe 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave.Sekuestrohen 94.000 dollarë amerikanë.Procedohen penalisht dy shtetas libianë.Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive,  bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

DVP Shkodër-Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor.Operacioni nga strukturat operacionale të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Në operacion, 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.Në kuadër të luftës kundër parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në territorin e qarkut Shkodër, nisi zbatimi i Planit Operacional “Alpe të pastra”.Ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore  në të gjithë qarkun Shkodër.

Durrës/Më datë 29.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi F. T., 43 vjeç, banues në Durrës, se më datë 28.04.2023, janë larguar nga kalata nr.5 e portit të Durrësit, 2 punonjësit e një anije siriane mallrash, shtetasit A. N., 25 vjeç dhe N. A., 36 vjeç, të dy banues në Siri, të cilët nuk janë kthyer më. Po punohet për gjetjen e tyre.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Cleaning”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.Zbardhen 4 raste të vjedhjes në disa biznese, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.Vihet në pranga një 18 vjeçar dhe procedohen penalisht dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç.Sekuestrohen veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht: 

– Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

– Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

– Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

– Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë-Tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari nga Kosova, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër (gjithashtu nga Kosova).42-vjeçari u kap në PKK Morinë, në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë.Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër kosovar, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Llakatund, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti.Falë veprimeve të shpejta operacionale të Policisë së Vlorës, si dhe koordinimit të informacionit dhe punës policore me shërbimet e PKK Morinë, u kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.Si rezultat i veprimeve hetimore paraprake, bazuar dhe në kallëzimet e shtetasve të dëmtuar, dyshohet se shtetasit H. B., në bashkëpunim me shtetasin G. B., kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar dhe nipin e saj të mitur (ish- vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe pasi i kanë lënë pa ndjenja, i kanë vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.2 shtetasit e dëmtuar kanë mundur të dalin nga banesa që ishte duke u djegur dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetases së moshuar dhe është dëmtuar pjesërisht një banesë tjetër e pabanuar, aty pranë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. B. dhe G. B., si dhe “Moskalllëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit D. K.

Port, Durrës – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj tentativave për trafikim të drogave të forta.Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore të portit.Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta drejt Italisë.Gjenden të fshehura në një autobus dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 26 pako me lëndë narkotike heroinë, me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë.Vihen në pranga pronari i firmës së linjës së autobusëve dhe drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafiqe të paligjshme, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vjën e dytë, autobusin e linjës “Durrës-Milano”.Nga kontrolli i imtësishëm, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:-M. P., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve  “Durrës-Milano”;-P. R., 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. P. iu gjet një dozë lënde narkotike kokainë.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 8 celularë.Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij  rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë 48 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 174 shtetas, konkretisht: 36 janë vënë në pranga, 122 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 29 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, një rast tjetër ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, ndërsa për rastet e tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim, si dhe me 36 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 25 raste, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 14 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 19 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-7 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, “Fyerja” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 raste i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.