Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 22, 23 korrik 2023

Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 22, 23 korrik 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 166 shtetas, konkretisht: 49 shtetas janë vënë në pranga, 104 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, prej tyre 8 raste me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 6 shtetas janë arrestuar dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste – 6 shtetas janë arrestuar, 3 janë shpallur në kërkim dhe 15 janë proceduar në gjendje të lirë. 

Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste, prej tyre 2 raste me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 3 shtetas janë arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-4 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.   

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për vepra penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë apo të personave të tjerë që kryejnë detyra të tjera shtetërore janë evidentuar 2 raste-2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.  

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, 3 shtetas janë arrestuar, 4 janë procedur në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 25 raste, 3 shtetas janë arrestuar, 22 shtetas janë procduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste – 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me nga 1 shtetas të proceduar për secilin rast, dhe 2 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të procduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual” – 1 shtetas është arrestuar në flagrancë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 10 shtetas dhe kanë humbur jetën 3 të tjerë. Janë evidentuar në total 33 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor-15 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.