Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mat/Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga nga policia.I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata doreShërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.Gjithashtu Policia, mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.Menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.
Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar qarkullimin e automjeteve në një rrugë publike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Mallakastër-Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Selenicë/Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë, bëjnë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari, pasi e kishin kërcënuar dhe dhunuar atë, për t’u dhënë një shumë parash, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Të dy këta shtetas, me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit.Shërbimet e Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ramicë, 2 shtetas kishin qëlluar me armë zjarri, në drejtim të një 36-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.Si rezultat i kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasve që qëlluan me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, konkretisht i shtetasit:-E. B., 33 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëautori i dyshuar, shtetasi J. Rr., 30 vjeç, banues në Vlorë, për kapjen e të cilit vijon intensivisht puna.Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G. L., 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash. Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kuçovë/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka djegur disa pajisje të lokalit në pronësi të nënës së ish-bashkëjetueses së tij.
DVP Tiranë-Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
DVP Shkodër-Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 131 shtetas, konkretisht: 35 shtetas janë vënë në pranga, 87 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, 2 raste të tjera janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe me 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste- 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 15 raste. Për zbardhjen e tyre, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës “ dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-5 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.
-1 rast i veprës penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për raste të veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”,
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 26 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 11 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.