Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Korçë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.U kap duke transportuar kundrejt pagesës, me një automjet (furgon), 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari.Sekuestrohen furgoni, një aparat celular dhe një shumë parash.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 9”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 56 vjeç, banues në Durrës.Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, pranë fshatit Cangonj, Devoll, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon, u gjetën 15 emigrantë të paligjshëm.Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 56-vjeçari do t’i transportonte emigrantët e paligjshëm, kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, me qëllim që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Fier-Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin E. S., 42 vjeç.42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër-Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjatë 24 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 19 janë vënë në pranga, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 1 shtetas janë është në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.
-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Fyerja”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 raste i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
Janë evidentuar në total 8 raste të veprave, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.