Qarku Shkodër
Policia Kufitare në Muriqan ndaloi shtetasin A. Gj., 35 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
•Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 47 vjeç, banues në Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi është kapur nga shërbimet e SPK Bajzë, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 60 pako duhan të grirë.
•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-E. P., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka goditur lehtë shtetasen E. P., 19 vjeçe, banuese në fshatin Muriqan;
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. P., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi ka kallëzuar një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka kanosur me mesazhe;
-M. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Theth, pasi u konstatua se në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt me lëndë drusore, pa lejen përkatëse.
Pasditen e djeshme, në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, janë djegur 4 objekte me konstrukte druri, në pronësi të shtetasit A. B., 32 vjeç, banues në Shkodër. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 32-vjeçarin, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 08:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për mjekim shtetasi E. K. (i burgosur në IEVP Reç), i cili pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.