Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm, e kanë ndaluar atë, në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, u gjetën 1 grirëse me mbetje të dyshuara narkotike kanabis, 1 peshore e vogël elektronike dhe 11 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim B. S., 37 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin e datës 08.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Komisariati i Policisë Mat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 42 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë dëmtuar disa pemë frutore, në pronën e një shtetasi tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.