Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë se në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin R.M, 59 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
——————-
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ekonomik dhe financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 38 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën automobilistike Plirëz-Poliçan, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se i kishte nxjerrë në zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit, gjithashtu nuk dispononte asnjë dokumentacion.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”.
———-
Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.V., banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi duke qënë me masën e sigurimit arrest shtëpie, ishte larguar nga banesa ku qëndronte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qendrimit”.