Komisariati i Policisë Kavajë
♀️♂️ Punonjës të Komisariatit të Policisë Kavajë, në mbështetje të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Banka e Gjakut , dhuruan gjak për fëmijët e prekur nga talasemia.
Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi dhe solidariteti , që shkon përtej detyrave të përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky gjest pasqyron vlerat e shërbimit ndaj komunitetit dhe përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve edhe në momentet më të vështira.
♀️ Policia e Kavajës mbështet dhe promovon nisma të tilla humanitare, të cilat kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve me komunitetin dhe në përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.
#DhuroGjakShpëtoJetë ❤️ #MeKomunitetin
#KomisariatiKavajë
#PoliciaeShtetit
