Pukë/Informacion shtesë

Pukë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për arrestimin e 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të përfshirë në konfliktin e ndodhur dje, në fshatin Gjegjan, informojmë se si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në inteligjencën informative, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjegjan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi ky shtetas dhe babai i tij, shtetasi K. M., janë konfliktuar për motive pronësie, me shtetasin F. Z. dhe nënën e tij, shtetasen B. Z., në fshatin Gjegjan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.