Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, peocedohen penalisht 2 shtetas iranianë.
Sekuestrohen 2 karta identiteti të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit iranianë M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumenteve, rezultoi se dokumentet që dy shtetasit kishin paraqitur, ishin të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.