Port Durrës – I siguroi një 39-vjeçareje, pasaportë false, që ajo të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova, rezident në Zvicër

Port Durrës/Policia Kufitare, kontrolle dhe verifikime, për parandalimin e kalimit të kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.

I siguroi një 39-vjeçareje, pasaportë false, që ajo të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova, rezident në Zvicër.

Procedohet penalisht 39-vjeçarja nga Kosova, për përdorim të dokumentit fals dhe për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sekuestrohet pasaporta e dyshuar false.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast të pajisjes me dokumente false, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.

Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar U. B.

Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️