📌Policia Rrugore Vlorë
Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me radarë, dragera dhe pajisje logjistike bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.
Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
•janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi.
•janë vendosur gjithsej 1736 masa administrative.
• nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.
udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
zbatorregullat✅⚠️
mbrojetën
respektokëmbësorët 🚶🚸
STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘


