Tiranë
Në prag të vitit të ri shkollor, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Përveç informimit me broshura të përgatitura në kuadër të kësaj nisme, për rregullat e qarkullimit rugor, nxënësve të shkollave 9-vjeçare të komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë, iu janë dhuruar edhe çanta dhe mjete shkollore.
Fëmijët kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe të fondacionit, për dhuratat dhe broshurat informuese dhe kanë premtuar se do t’i zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor.