Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar e drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar e drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
133 km/h deri në 161 km/h. Drejtues mjetesh që abuzojnë duke përdorur makinën si ✈️ duke u përpjekur ti shmangen radarit dhe të mos i binden tabelës urdhëruese për ndalim të dhënë nga Policia Rrugore.
Prej orës 20:00 dhe deri në orën 23:55 minuta kontroll me radar u konstatuan 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 133 km/h deri ne 161 km/h, ku dy drejtues mjetesh me 133km/h e 161 km/h, rezidentë në Angli e Zvicër nuk iu bindën urdhërit për ndalim dhe janë kapur gjatë ndjekjes nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës. Të dy drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative me nga 30.000 lekë të rinj secili.
Gjithashtu u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative me nga 6.000 lekë secili.
Mos shpejtoni për të arritur në destinacion disa minuta më para, se shpejtësia të çon në rastin më të mirë të Polici Rrugor dhe Radari e në rastin më të keq në ngjarje rrugore.
Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparat fotografik.