Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në akset rrugore, 14 drejtues mjetesh në pranga

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

🚔 Janë arrestuar 14 shtetas për:

  • Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
  • Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

📜 Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:

  • 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
  • 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
  • 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
  • 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
  • 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
  • 211 për parakalime të gabuara.
  • 8,640 për parkime të gabuara.

🚗 Janë bllokuar 19 automjete për:

  • Detyrime të pashlyera;
  • Mungesë dokumentacioni
  • Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️

zbatorregullat ✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool ❌celular🚘