Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme, me objektiv parandalimin e aksidenteve

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:

-12 505 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;

-24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;

-Gjithashtu, është proceduar penalisht drejtuesi i automjeti, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:

-74 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;

-12 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;

-lëvizjen me mjet ngritës, të 31 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

-për përdorim celulari/pa rrip sigurimi dhe pa kaskë mbrojtëse për motomjete janë vendosur 1562 masa administrative.

Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.