✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë këtyre dy javëve, janë proceduar penalisht 14 shtetas, prej të cilëve:
• 6 janë arrestuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi;
• 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
•1058 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 94 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
• 1412 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
• 120 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 123 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 10 drejtues automjetesh, për përdorimin e aparateve telefonike gjatë drejtimit të mjetit;
• 17 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
• 343 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë, në këtë mënyrë, në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe në rritjen e sigurisë rrugore.
