Objektivi, parandalimi i ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimi i trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, si dhe i mjeteve që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 30.07.2026–06.08.2026, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 72 masa për parakalime të gabuara;
471 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
329 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
57 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
28 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit⚠️ #mbrojetën✅️ #respektokëmbësorët #stop❌shpejtësi❌alkool❌celular
