Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ‍♂️‍♀️

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.

Si rezultat i monitorimit, gjatë kësaj jave, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 895 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 49 masa për parakalime të gabuara;
12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
⚠️ 57 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
44 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
5 masa për qarkullim me xhama të riveshur;
️ 536 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
183 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#ZbatoRregullatEQarkullimit⚠️
#MbroJetën✅️
#RespektoKëmbësorët
#Stop❌Shpejtësi❌Alkool❌Celular