Policia Rrugore e Korçës – Monitorim intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut

Monitorimi, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 915 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 147 masa për parakalime të gabuara;
374 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
24 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
4 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
⛔️ 17 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
52 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
3 masa për përdorim të celularit;
⬛️ 7 masa për xhama të errësuar;
⚠️ 287 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular