Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me pajisje inteligjente

Policia Rrugore e Korçës

Vijon monitorimi intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave, janë arrestuar 3 shtetas që janë kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe 1 shtetas që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Është zbatuar plani i masave në lidhje me vjeljen e detyrimeve për mjetet debitore. Në këtë kuadër të këtij plani masash janë kontrolluar 785 mjete, nga të cilat janë konstatuar 85 mjete debitore, të cilat kanë bërë shlyerjen e detyrimeve.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1148 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

●256 masa për parakalime të gabuara;
● 243 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
● 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
● 9 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
● 51 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
●56 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
●5 masa për përdorim të celularit;
●4 masa për xhama të errësuar;
●513 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët🚸
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular📵