Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me mjete inteligjente

Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe automjete inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë javës së kaluar, është arrestuar 1 shtetas që u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, dhe është proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin, pa leje drejtimi.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë ndëshkuar administrativisht 607 drejtues mjetesh, nga të cilët:
-137 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-171 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;
-34 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-44 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-29 drejtues automjetesh, për mosrespektimin e këmbësorëve, në vendkalimet e tyre;
-7 drejtues automjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
•185 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë, në këtë mënyrë, në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe në rritjen e sigurisë rrugore.