Policia Rrugore e Fierit
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 129 leje drejtimi, nga të cilat 128 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 1 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
✅Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga të cilët 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 121 drejtues.
✅Janë ndëshkuar 245 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
✅192 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅13 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
✅991 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.






