Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor

Procedohen penalisht nga Policia Rrugore Fier, 9 drejtues mjetesh.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 9 shtetas, për të cilët ka filluar procedimi penal.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2514 drejtues mjetesh.

1154 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 187 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

200 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 451 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 132 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 41 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 439 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘