Policia Rrugore e Elbasanit, vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore

Kontrollet, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit normal dhe të sigurtë, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Gjatë dy javëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke përdorur radarë dhe alkool-testues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 30 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 20 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 13 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 2131 masa administrative, nga të cilat:

– 52 masa për tejkalim shpejtësie;
– 40 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 20 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 16 masa për mos rregullim të shpejtësisë, sipas rregullave të qarkullimit:
– 565 masa për parakalime të gabuara, si dhe
– 1417 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘