Policia Rrugore e Durrësit, vijon kontrollet e pandërprera për parandalimin e aksidenteve rrugore

Krahas masave të shtuara për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, vijon kontrollet e pandërprera edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, 1 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 1 tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 36 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1186 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 39 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 71 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 322 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 176 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 3 masë administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 318 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘