Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, 4 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 shtetas të tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 42 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1594 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 230 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 109 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 680 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 167 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 6 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 18 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 341 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.