Policia Rrugore e Dibrës
Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
✅Gjatë 10 ditëve të para të muajit Shtator, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar e proceduar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
✅Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë ndëshkuar 15 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✅Janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅Janë ndëshkuar 14 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅Janë ndëshkuar 66 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✅Janë ndëshkuar 10 drejtues automjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
✅Janë ndëshkuar 172 drejtues automjetesh për parkime të gabuara.
✅Janë ndëshkuar 2 drejtues automjetesh pasi kanë kryer manovra të rrezikshme (drift).
✅6 automjete dhe motomjete të bllokuara.
Policia Rrugore e Dibrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.