Policia Rrugore Dibër/Monitorim intensiv i qarkullimit, me dron, radar dhe mjete inteligjente

Policia Rrugore Dibër

Monitorim intensiv me dron, radar dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut, veçanërisht gjatë sezonit veror. ‍♂️‍♀️

✅️Ndër prioritetet e punës së Policisë Rrugore Dibër janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, qarkullojnë me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, si dhe të atyre që kryejnë shkelje të tjera që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 1–26 korrik 2026, janë proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

✅ Gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht gjithsej 1858 drejtues mjetesh, konkretisht:

❌ 1586 masa për ndalim/pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 45 masa për parakalime të gabuara;
140 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
➡️ 5 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
7 masa për qarkullim me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin; ⚠️ 53 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore e Dibrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

➡️Policia Rrugore Dibër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️ #mbrojetën✅️ #respektokëmbësorët #stop❌shpejtësi❌alkool❌celular