DVKM Shkodër/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Shkodër, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Policia Kufitare i bllokoi për një muaj mjetin lundrues (skaf), drejtuesit, i cili nuk pranoi t’i jepte dokumentacionin, punonjësve të Policisë.
Gjithashtu, u ndëshkua edhe me masë administrative 50.000 lekë të rinj, 42-vjeçari, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.
Gjatë patrullimit në det, nga shërbimet e Policisë Kufitare është konstatuar mjeti lundrues (skaf), duke lëvizur në kundërshtim me rregullat, për zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Në bazë të ligjit nr. 127/2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi F. D., 42 vjeç, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Velipojë .
Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️