Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, vajzat dhe djemtë e Policisë së Vlorës, kanë dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit të Vlorës dhe broshura të cilat përmbanin mesazhe kundër dhunës ndaj grave.
Nuk janë thjesht lule, as urime të zakonshme, por janë mesazhe sensibilizimi, për të respektuar gruan çdo ditë të vitit dhe si të barabartë në shoqëri. Punonjësit e Policisë nëpërmjet broshurave dhe karafilave, kanë përcjellë mesazhin e fortë: JO dhunës ndaj grave, PRO dashurisë ndaj jetës!
Disa prej mesazheve të shpërndara sot me anë të broshurave:
“STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë!
“Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Unë zgjedh të jetoj pa dhunë! …Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë!
Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”
“Për çdo abuzim ndaj grave, denonco në Polici. Dhuna është e patolerueshme!
DENONCO te Komisariati Dixhital dhe numrin 112!
“Fjalët falënderuese që thoni sot, përsëritini për gjithë vitin.
Jeta nuk do kishte kuptim pa FEMRAT! “Mos ki turp të shkosh në Polici.
Dhuna nuk parandalohet me heshtje, ngrije zërin, denoncoje atë!
“Sot është dita e gruas, ashtu siç duhet të jetë çdo ditë tjetër e vitit. Respektoje!