Policia e Shtetit – Vlerësohen me certifikata, nga autoritetet e Home Office të Britanisë së Madhe, 3 punonjës të Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit

Vlerësohen me certifikata, nga autoritetet e Home Office të Britanisë së Madhe, 3 punonjës të Policisë së Shtetit, për kontributin e dhënë në pikën e kalimit në Dover, kundër emigracionit të paligjshëm.

Në ceremoninë e vlerësimit të punonjësve të Policisë, Andi Likaj, Genc Postol dhe Besnik Qevani, e cila u organizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, përfaqësuesja e Drejtorisë së Operacioneve Ndërkombëtare në Home Office znj. Carol Hengibottom dhe Atasheu britanik në Ambasadën e Britanisë së Madhe, në Tiranë, z. Ian Byrne.

Vlerësimi me certifikata është rezultat i kontributit maksimal të 3 punonjësve të Policisë, në pikën e kalimit në Dover, për parandalimin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë, në Britaninë e Madhe, nëpërmjet rrugëve ujore, nga Franca. Falë këtij kontributi, gjatë këtij viti ka pasur ulje të rasteve me 90%. Vlerësimi i 3 punonjësve, në vazhdën e vlerësimeve të partnerëve ndërkombëtarë, për Policinë e Shtetit, për angazhimin maksimal, profesionalizmin dhe besueshmërinë e demonstruar për trajtimin e çështjeve me rëndësi ndërkombëtare si emigracioni i paligjshëm dhe krime të tjera kufitare.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e vlerësimit të 3 punonjësve të Policisë, z. Boshnjaku dhe znj. Heginbottom theksuan se strukturat e Policisë së Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese britanike do ta çojnë më tej bashkëpunimin e suksesshëm që kanë patur deri tani në betejat e përbashkëta kundër emigracionit të paligjshëm dhe kundër krimeve kufitare në përgjithësi.

#vlerësohenpunonjësitePolicisë✅

#shërbimnëDover👮🏻👮🏻‍♂‍

#parandalimiemigracionitilegal

#parterëtëbesueshëm🇦🇱🇬🇧