Policia e Shtetit
Vijon operacioni kombëtar “Fati i lojërave”, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në ambiente që mund t’i vihen në dispozicion organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, konkretisht, në Krujë, përshtatja e një lokali me makineta dhe kompjuter, si dhe në Tiranë e në Shkodër, vënia e basteve nëpërmjet celularëve.
Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Sekuestrohen 4 makineta, 4 celularë dhe 1 kompjuter.
✅Në Krujë, u godit përshtatja e një lokali për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit me makineta dhe kompjutera. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. P., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. N., 52 vjeç dhe u sekuestruan 4 makineta dhe 1 kompjuter.
✅Në Tiranë, u arrestua shtetasi K. C., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
✅Në Shkodër, në një lokal, u kap në flagrancë shtetasi Sh. V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.
Kontrollet vijojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.