Policia e Shtetit – Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive

✅Përgjatë fundjavës, në të gjithë vendin, janë arrestuar në flagrancë 18 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

✅Janë sekuestruar 5 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, 5 radio si ato të Policisë dhe mjete prerëse, konkretisht: 2 armë zjarri pistoleta në Fushë Krujë, një armë zjarri kallashnikov dhe lëndë narkotike në Durrës, një armë zjarri pistoletë në Shkodër dhe një armë zjarri pistoletë dhe radio si ato të Policisë në Kamzë, Tiranë.

✅Në të gjithë vendin janë zhvilluar 10 operacione policore, 2 prej të cilëve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë 59 emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.

✅Strukturat e DVP
Durrës parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri mes 2 shtetasve, duke vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasje me dashje, mbetur në tentativë dhe duke sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën qëlloi i arrestuari.

✅Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, Kamzë parandaluan një ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe sekuestruan një armë zjarri dhe radio si ato të Policisë.

✅Policitë Kufitare Durrës dhe Vlorë kanë bllokuar në total, 3 mjete lundruese “Jet ski” dhe kanë proceduar administrativisht 3 drejtuesit e tyre.

✅Policia Rrugore në të gjithë akset e vendit, ka pezulluar dhjetëra leje drejtimi dhe ka vënë në pranga disa drejtues automjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️