Policia e Shtetit, urim për festat e nëntorit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, betuar për Flamurin Kombëtar 🇦🇱 dhe në shërbim në çdo skaj të Shqipërisë, janë garantë të denjë dhe qytetarët të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit.

Efektivët e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, me të cilët qytetarët shkëmbejnë çdo ditë besim, përkushtim, respekt dhe përgjegjshmëri, Ju urojnë GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË DHE FESTËN E FLAMURIT!

Atdheu ynë është e mira jonë e përbashkët, është pasuria jonë e çmuar dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm, ndaj jemi 24/7, në çdo skaj të vendit, të gatshëm për t’ju shtrirë dorën e bashkëpunimit, për sigurinë tuaj, për të mirën e Shqipërisë.

Gëzuar festat! 🇦🇱

#Përsigurinëtuaj👮🏻‍♀‍👮🏻‍♂‍✅

#28/29nëntor2022🇦🇱