Policia e Shtetit është pjesë e fushatës sensibilizuese “FOCUS DAY” në mbarë BE-në, për parandalimin e vjedhjeve në banesa, në kuadër të aktivitetit operacional EUCPN- OA 7.1 “Domestic Bruglary Prevention”, të Platformës Europiane “EMPACT OPC – për krimet kundër pronës”.
Këtë vit “FOCUS DAY” ka në qendër parandalimin e vjedhjeve të përsëritura në banesa dhe sensibilizimin e komunitetit për të rritur vigjilencën dhe për të siguruar banesat. Një banesë e vjedhur një herë mund të objektiv përsëri, gjithashtu dhe banesat e tjera përreth.
Punonjësit e Policisë mund t’i përdorin informacionet e marra gjatë punës së tyre dhe të ndërmarrin iniciativa për të reduktuar vjedhjet, duke identifikuar banesat që janë objekt dhe të shtojnë patrullimin në zonë.
Kujdes! Gjatë sezonit veror, rreziku i vjedhjeve në banesa/shtëpi pushimi është më i lartë.
Tregohuni vigjilentë dhe siguroni banesat/pasurinë!
Për çdo rast të vjedhjes, denonconi në numrin pa pagesë 112.