Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

Angazhim i përditshëm për luftën kundër fenomeneve kriminale dhe për garantimin e sigurisë, të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

✅2 pjesëtarë të 2 grupeve kriminale në fushën e narkotikëve, me aktivitet në Itali dhe në Spanjë, u vunë në pranga në PKK Morinë dhe në Vlorë.

✅Autorit të disa vjedhjeve në Lezhë, iu gjetën në banesë, një kallashnikov dhe municion luftarak. 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Blinishti”.

✅DVP Durrës goditi gjatë këtyre 24 orëve, 1 rast të transportimit të emigrantëve, për kalim ilegal të kufirit dhe 2 raste në fushën e narkotikëve. 3 shtetas u vunë në pranga për këto krime.

✅Aksionet policore në mbrojtje të mjedisit rezultuan me goditjen e një rasti të prerjes së paligjshme të pyjeve. 1 inspektor pyjesh dhe 2 shtetas të tjerë, u vunë në pranga.

✅Kontrollet kundër lojërave të fatit u finalizuan me goditjen e 3 rasteve në Vlorë dhe Tiranë dhe me sekuestrimin e 5 celularëve dhe të një tavoline pokeri, që i shërbenin këtij krimi.

✅Në Rinas, u vu në pranga një shtetas turk që tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë false. Shtetasi që e pajisi të arrestuarin, me këtë dokument, u shpall në kërkim.

✅Në Gjirokastër, u godit një rast i tranportimit të emigrantëve, për të kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në Pogradec u vu në pranga 1 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, pasi goditën një shtetase dhe i hodhën asaj në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt).

Puna policore vijon 24/7, në çdo qark të vendit.