Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar 2 ngjarje të mundshme kriminale, gjatë 24 orëve të fundit, si dhe për të vënë në pranga 2 shtetas që kryen krime kundër personit.
Shtetasve të arrestuar për këto raste, Policia iu gjeti 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë Elbasan parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Në kuadër të operacionit policor “Grabova” u vu në pranga 53-vjeçari që dhunoi dhe kanosi për jetën familjarët e tij, si dhe u sekuestrua një arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak) që u gjet në këtë banesë.
Parandalimi i një tjetër ngjarjeje të mundshme ishte rezultati i operacionit policor të koduar “Alert”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, bazuar në inteligjencën informative.
Në pranga 27-vjeçari që u kap me pistoletë dhe sasi kokaine, në automjet.
Në Vaun e Dejës u vu në pranga në shtetas që dhunoi prindërit e tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, si dhe u sekuestrua një sasi kanabisi që iu gjet atij, gjatë kontrollit fizik.
Policia e Elbasanit, pas kallëzimit nga një 17-vjeçare, kapi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin që e përndiqte atë, prej 1 viti.
Në PKK Hani i Hotit u vu në pranga një shtetas nga Sri Lanka që tentoi të ndihmonte një shtetase nga i njëjti vend, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, me automjetin e tij. U vu në hetim edhe shtetasja që do të ndihmohej nga i arrestuari, për të kaluar kufirin.
Në Korçë u godit një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve. U vu në hetim drejtuesi i një furgoni që transportonte 10 metër kub dru, pa dokumentacionin përkatës.
Policia vijon kontrollet 24/7.




