Policia e Shtetit
24/7 në terren, për të parandaluar dhe goditur fenomenet kriminale.
22 shtetas janë vënë në pranga, si dhe janë sekuestruar 390 bimë kanabis, pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 1 armë zjarri pistoletë, municion dhe 11 790 euro të padeklaruara konform ligjit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore, përmes përdorimit të mjeteve inteligjente, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Operacioni “Tuneli” në Krujë, u finalizua me arrestimin e 3 shtetasve që kishin përshtatur një tunel me llamba, për kultivimin e kanabisit. Gjithashtu, u arrestuan 2 punonjës të OSHEE, Fushë Krujë dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kryerjen e këtij krimi.
Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Tiranë finalizoi operacionin “Invisible”, nga i cili u vu në pranga 41-vjeçari që lëvizte me pistoletë në kroskotin e automjetit.
Një shtetas kosovar u procedua penalisht, pasi tentoi të fuste në vendin tonë, 11 790 euro të padeklaruara.
Operacioni “Influence” në Tiranë, vuri në pranga një 33-vjeçar, pasi kishte shtytur një të mitur për të kryer vjedhje dhe në bashkëpunim me të, kishte vjedhur 3 herë gjatë këtij muaji, në kryeqytet.
Kontrollet vijojnë.




