Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit.
Veprimet intensive hetimore zbardhën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në Librazhd, ku u plagos aksidentalisht me armë zjarri, një shtetas. Policia vuri në pranga vëllanë e autorit të dyshuar të plagosjes dhe sekuestroi 1 pistoletë, 1 minë me telekomandë, municion luftarak dhe kanabis.
Operacioni “Euro post” çoi në pranga një 20-vjeçar që reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha të falsifikuara. U sekuestruan 1250 euro false.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Resort 2012”, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro, në emër të një shtetasi të dënuar me 21 vjet burgim, për trafik narkotikësh.
Si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, u arrestua në Gjermani me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
2 shtetas u vunë në pranga, në Divjakë, pasi goditën njëri-tjetrin, me sende të forta dhe mjet të mprehtë. 5 shtetas u proceduan penalisht dhe 1 tjetër u shpall në kërkim, pasi u përfshinë në këtë konflikt.
Në Kukës u vu në pranga 1 shtetas, pasi ushtroi dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij, si dhe iu gjetën 2 granata, në banesë.
Policia e Korçës vuri në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza kanabisi. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti edhe municion luftarak.
1 lokal i përshtatur për organizimin e lojës së pokerit, u evidentua nga Policia, në Vlorë. Administratori i lokalit u vu në pranga, 1 punonjës në hetim.
Në Përmet u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua penalisht 1 tjetër, pasi organizonin lojëra fati dhe iu gjet kanabis.
Policia vijon kontrollet 24/7.