Policia e Shtetit/Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Fast”.
I kërkuar për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, në kuadër të organizatës kriminale, në Spanjë, kapet në Shkodër, 39-vjeçari.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh në bashkëpunim me DVP Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Shkodër, dhe u arrestua provizorisht shtetasi:
-G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Madrid, sepse autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 08.07.2026, i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Spanjë.
