Policia e Shtetit
Arrestohet në Belgjikë, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm.
I arrestuari posedonte në Belgjikë, dokumente italiane të falsifikuara.
Në vijim të shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSh dhe specialistëve të Interpol Brukselit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u kap në Belgjikë, me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara, shtetasi Gerd Gjinarari, 52 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të vitit 2014 dhe Gjykata e Apelit Korçë, me vendim të vitit 2019, kanë vendosur njohjen e vendimit penal të autoriteteve italiane, duke dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.
